Kryetari i parë në Kuvendin e Maqedonisë, Stojan Andov, në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë deklaroi se partitë shqiptare bënë lëvizje taktike të gabuar, duke vendosur të gjitha çështjet në reforma.

“Kur diçka dëshiron të arrihet si marrëveshje, ka kuptim vetëm nëse bisedohet për atë dhe asgjë nga më parë nuk është e përgatitur ose nuk është e pandryshueshme. Për gjithçka duhet të bisedohet. Ky ishte gabimi dhe ky gabim solli mobilizim të themi nacional të maqedoasve. Mendoj se në gjithë këtë punë ka shumë punë fallce, shumë punë të keqkuptuara që janë servuar gabimisht dhe mendoj se më vonë do të fillojnë të qartësohen dhe të qetësohen tensionet ndëretnike”, tha Andonov.

Sipas tij, vazhdimi i seancave është i mundur çdo herë, në çdo moment do të ishte mirë të fillonte.