Disa antarë të kryesis së Akademisë Shqiptare të shkencave dhe arteve- Tetovë Prof.Dr. Hasan Jashari, Prof.Dr. Zeqir Kadriu dhe Prof. Dr. Avzi Mustafa; morrën pjesë aktive në KONFERENCËN E 2-të NDËRKOMBËTARE me Temë: “Globalizimi dhe integrimi në edukimin bashkëkohor”, në Elbasan më 24-25 Qershor 2022. Akademia jonë; morri pjesë në Konferencë me dy Kumtesa.

Globalzzimi dhe kurrikulat e reja dhe Globalizimi i arsimit me realitetin dhe formimi i vlerave.

Poashtu ne Konferencë u trajtuan tema të rëndësishem nga Qytetaria demokratike, metodat e reja të mësimdhënjes, Mësimi gjuhëve të huaj, Lidershipi në arsim, evaluimi, politikat sociale në arsim, Globalizmi dhe inkluzioni social , Metodat e mësimdhënies etj.

Organizatorët e Konferencës ishin një numer i madh i Universiteteve si psh. Universiteti i Barit,Madridit, Lisbonës, Gjakovës, Gjirokastrës, Firencës, Tiranës, disa Institute shkencore etj. Në Konferencë merrnin pjesë me kumtesa mbi 100 pjesëmarrës nga shumë shtete, nga Ballkani Perëndimor, Anglia, Italia, Afrika, Azia etj.

Konferenca punoi në një sesion plenar dhe tri sesione të tjera të ndara!

Pas kësaj anëtarët e Kryesisë së Akademisë tonë patiën një takim pune me Dekaneshën e Fakultetit të Shkencave të Edukimit në Elbasan; zonj. Elisabeta Osmanaj në lidhje me hulumtimin shkencor që bën grupi ynë i punës së bashku me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Shqipërisë me titull: Përgatitja për botim dhe nxerrja në dritë e një Enciklopedie të vogël me portretet e 300 mësuesve të parë të shkollave shqipe në Maqedoni deri në vitin 1946.

Sa i përket, Organizimin të Simpoziumit në këtë temë, në Tetovë nga vjeshta, u shqyrtuan aspektet përgaditore, organizative, tematike dhe të pjesëmarjes së personaliteteve të cilët do të dalin me punime konkrete! Kryetar i ASHAT, Prof.Dr. Hasan Jashari