Anëtari i Kryesisë së degës së Tetovës dhe njëri nga aktivistët e parë të Lëvizjes Besa në Tetovë, Arlind Murtezani ka shprehur publikisht revoltën e tij lidhur me stërkëmbëzat e kryesisë së Lëvizjes Besa për të pamundësuar bashkëpunimin opozitar. Ai disa herë është shprehur se ka shumë anëtar të Lëvizjes Besa që janë bashkangjitur në këtë parti me premtimin se do të ketë bashkëpunim opozitar me të gjithë partitë e reja shqiptare, ndërsa shtron dilemën se përse duhet Fadil Zendeli të bëhet shkak për mos arritje të Marrëveshjes për koalicionim mes Lëvizjes Besa, LR-PDSH-së, RDK-së dhe Unitetit.

Më poshtë lexoni komentin e plotë të Arlind Murtezanit në llogarinë e tij në facebook:

“Disa ditë po mendohem dhe s’mund ta kuptoj..! Tash Fadili Po kërkon ta bashkojë opozitën, ndërsa nga ana tjetër me vllaun e tij është i ndarë, sa politik Jo serioze. Po luajnë që të dy, edhe këta bashkëpuntorët e mi të kryesisë më të lartë me selinë qendore në fshatin Llërcë po ju them hapur ose ndryshoni inciativat e bashkimit, ose largonja Fadilin njëjtë si PPD që e larguat (besoj se nuk e keni problem se jeni të mësuar me kshu loja) që mos ketë pengesa. Ose ose… Do te merni shuplakë Morale nga ana jonë si antarë të kryesisë se degës Tetovës dhe atyre këshillave vendore shumë shpejtë”.
#LevizjaBesaKrahuDrejtë

arlind-murtezani