Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq sot pasdite në Berlin do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel, konfirmoi Tanjug, duke iu referuar kabinetit të kryeministrit.

Takimi i tyre i dhjetë, paraprakisht i planifikuar për të premten, 17 mars është spostuar më përpara sepse ndërkohë është anuluar takimi i kancelares gjermane me presidentin amerikan Donald Tramp.

Tema e bisedës mes Vuçiqit dhe Merkelit do të jenë raportet bilaterale, çështjet rajonale, politika dhe ekonomia evropiane, si dhe politika migruese, deklaroi paraprakisht zëvendës-zëdhënësi i Qeverisë gjermane Ulrike Demer.

Bëhet fjalë për çështjk aktuale, sidomos për rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe për çështje që këtyre ditëve ndodhet në axhendën e institucioneve më të larta evropiane në Bruksel.

Merkel e anuloi vizitën në Uashington, ku është dashur të takohet me Trampin, për shkak të avancimit të shpejtë të stuhisë dimërore, e cila pritet ta godasë verilindjen e SHBA-së.