Nga MPB njoftojnë se janë ulur për 23 përqind aksidentet në trafik.
Kontrollet e intensifikuara vazhdojnë dhe është e qartë se kemi një zvogëlim të numrit të aksidenteve të trafikut në periudhën kur zbatohen këto kontrolle. Në nëntor 2020, krahasuar me nëntorin 2019, kemi pasur një rënie prej 21 përqind, ndërsa kur krahasojmë dhjetorin e 2020 me dhjetorin 2019, kemi një rënie prej 23 përqind të numrit të aksidenteve të trafikut.
Si rezultat i aktiviteteve të ndërmarra, 2020 ka numrin më të ulët të viktimave në trafik në historinë e vendit”, tha sot zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Toni Angellovski në një konferencë për shtyp në Manastir.
Kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë në ditët në vijim. Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion./