“Kalimi i tubit të gazsjellësit nga tubi ndërlidhës me Greqinë në afërsi të Gjevgjelisë nënkupton edhe gazifikim të qytetit dhe zvogëlim të ndotjes”, porositi sot kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev,

“Ai është projekti i ardhshëm prioritet në pjesën e energjetikës. Rrjedha e tubacionit të Negotinës deri në Greqi me të cilin do të lidhemi edhe me një vend nga rajoni do të kalojë në afërsi të Gjevgjelisë. Sigurisht që një pjesë e këtij tubacioni do të ketë dalje në Gjevgjeli dhe mendoj se do të hapë hapësirë për perspektiva të reja për qytetin, për ndotje më të vogël me karburante më ekologjike” deklaroi Angjushev.

Ai tha se Gjevgjelia ka perspektiva serioze nga miqësia me Greqinë që u vendos në periudhën e fundit si qyteti më i afërt deri në kufi.

“Gjevgjelia në periudhën e ardhshme duhet të ketë impakt serioz nga afërsia me Greqinë si një nga vendet i cili ekonomikisht është më i zhvilluar në rajon”, potencoi Angjushev.