Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev nuk është optimist se humbësi OHIS mund të punojë sërish dhe të zbatohet me procedurë të suksesshme falimentuese si në FENI industri.

“Si institucione dhe shtet duhet të jemi krenarë që kemi arritur ta shpëtojmë FENI-n, por mes tij dhe OHIS-it ka edhe ngjashmëri edhe dallime. E ngjashme është që i takojnë industrisë së procesit ku nëse ndalon procesi vështirë se do të vazhdojë. Ajo që është ndryshe që FENI procesi nuk ndaloi, gjegjësisht edhe kur u shpall procedura falimentuese, kreditorët, para së gjithash bankat, e financuan për ta mbajtur prodhimtarinë e vet edhe më tutje. OHIS, megjithatë, shumë vite është mbyllur dhe nuk jam optimist se mund të punojë sërish me kapacitetin dhe mënyrën siç ka punuar në kohën e ish-Jugosllavisë”, ka thënë Angjushev në përgjigjen e pyetjes në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.