Shkruan Anita Latifi:

Nesër pas tri javë fushatë, ke mjaftë informacion të ndash mendjen se kë do të rrethosh. Nesër me perceptimin që ke për politikën dje, sot e nesër duhet të rrethosh opcionin që TI e vlerëson si më të drejtë. Nesër mos lejo dora të të rrethojë opcionin e interesit tënd të ngushtë personal. Nesër mos lejo dora JOTE të dirigjohet nga premtimet boshe a kërcënimet për hakmarrje. Nesër kujto që më shumë se kurdoherë TI vendos.
Nesër kur do ta lëshosh bojlerin për t’u larë, mendohu a do të ta laj ndërgjegjen për votën që dhe.