ëngëtarja shqiptare Anjeza Shahini i është rikthyer Eurovision-it pas shumë vitesh, por tashmë ka një rol tjetër.

Ajo do të jetë pranë Scott Mills në BBC4 për të komentuar gjysëmfinalen e parë, ku Linda Halimi do të përfaqësojë Shqipërinë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë 30-vjecarja me anë të një postimi në Instagram. Sic duket, ajo do ti rikthehet përsëri festivalit, në të cilin mori pjesë në 2004, ku e përfaqësoi Shqipërinë me këngën ‘The Image of You.’