Koment  i redaksisë:

Ndonëse ende nuk ka filluar fushata rreth zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, skandalet publike si dhe marrëveshja politike e fundit midis partive që aktualisht janë pjesë e parlamentit, determinojnë që partitë politike të sillen sikur fushata veç më ka filluar. Partia në pushtet BDI përpiqet të mbijetojë në elektorat përmes përpjekjes dëshpruese të promovimit të minstrave të rinjë të cilët duket se këtij subjekti politik ju kthyen si bumerang dhe nuk i ndihmuan aspak për të ndalur rënien e vazhdueshme të saj. Nga ana tjetër, “fiaskon” e ministrave të ri jo që nuk e ndihmuan edhe ministrat e vjetër, ata ju ngritën kurthe dhe organizuan opstruksione në çdo hap që provuan të punojnë ministrat e rinjë. Këtë panoramë më së miri e paraqet anketa e fundit që rezulton për burim të ketë një Ambasadë të huaj në Shkup të cilën nuk e ka definuar redaksia! Shpesh herë anketat dinë edhe të sponsorohen nga qarqe të ndryshme për interesa të grupeve të caktuara për të krijuar opinion në masë, megjithatë kjo anketë ja vlen të analizohet shkaku që duket se është më e afërt me realitetin aktual të skenës politike.

Sipas kësaj ankete është shënuar rënie drastike në elektorat të BDI-së e cila ka humbur pothuajse gjysmën e elektoratit duke u kuotuar në vetëm 4.5 %, ajo që ishte edhe e pritur për njohësit e mirë të rrethanave politike por që edhe mund të ketë befasuar një pjesë të skeptikve është fakti që menjëherë pas BDI renditet lëvizja opozitare më e popullarizuar e udhëhequr nga lideri karizmatik Ziadin Sela, LRPDSH me 2.4 %, duke lënë pas subjektet tjera opozitare që ndonëse janë larg pretendimeve prap se prapë gëzojne mbështetje të kënaqshme dhe shpresëdhënëse edhe atë Besa 1.6%, PDSh 1.4 %, Uniteti 0.8 % dhe RDK 0.5%. Kjo pasqyre dëshmon se shqiptarët në tërësi janë pothuajse dyfish të orientuar në mbështetje të subjekteve opozitare kundrejt BDI-së si parti në pushtet. Një pasqyrë të këtillë të ngjashme kishim edhe në vitin 2011 kur partitë shqiptare opozitare në total kishin 7000 vota më tepër se BDI por fakti që ata dolën të ndara i mundësuan BDI-së të qeveris edhe për 5 vite me shqiptarët. Sot pas gjithë këtyre skandaleve dhe dështimeve të BDI-së është e pritshme që subjektet politike opozitare të kenë mbështetje shumë më të madhe se BDI. Shpresë më të madhe në këtë drejtim jep LRPDSH dhe RDK të cilat kohë më herët u bashkuan nën Aleancën për Shqiptarët dhe në bazë të anketës së fundit duket që ky bashkim i çon drejt suksesit sepse së bashku kanë 2.9 %.

Rënia e rejtingut të BDI-së do të vazhdoj deri në humbjen e saj, përshkak se ajo ndodhet nën kthetrat e hipotekave të shërbimeve të ndryshme dhe biznis interesave të ulëta të klaneve brenda saj, duke ju mundësuar subjekteve opozitare përparsi, por nuk duhet të jenë të ngathta dhe mendjelehta në aspiratat e tyre. Duhet të mësojnë nga gabimet e Menduh Thaçit që nuk reflektoi atëherë kur nevoitej bashkimi i shqiptarëve, prandaj sot lufton me mbijetesën e tij. Partia e tij, gjithashtu shkon drejt rënies së lirë përshkak të koketimit me Ali Ahmetin dhe Ivanovin. Pasqyrim për këtë është rejtingu më i ulët në historinë e saj, vetëm 1.2%. Përpara tij ndodhen LR-PDSH me 2.4% dhe BESA me 1.6%.

Si koalicion “Aleanca për shqiptarët” qëndron në 2.9%, që rreshtohet pas BDI-së por e pamjaftueshme për momentin. Zgjerimi i mëtejshëm me partitë tjera do të thotë se ndryshimet janë të pashmangshme. Në të kundërt, s’dihen konsekuencat rreth kësaj, është e mundshme një numër i madh i votave të derdhen në konton e LSDM-së përshkak të urrejtjes së shqiptarëve ndaj Gruevskit. Por dilema shtrohet se në ç’masë do të dënohet subjekti politik i cili përshkak të mendjemadhësisë do të bëhet shkaktar për moszgjerimin e këtij fronti që jep shpresë për ndonjë fitore, këtë do ta tregojë koha.

© fol.mk