VMRO-DPMNE-ja opozitare udhëheqë ndaj LSDM-së në pushtet, sipas anketës së fundit të NDI-së, ndërkaq te blloku politik shqiptar BDI-ja në pushtet është e para, ndërkaq më pas vijnë opozitarja Lëvizja BESA dhe partia që së fundmi u kyç në Qeveri, Aleanca për Shqiptarët. Partia Alternativa, nuk përmendet fare, shkruanPortalb.mk.

Nëse nesë do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, 21,5% të anketuarve janë deklaruar se do të votonin për VMRO-DPMNE-në, 13,9%për LSDM-në, 6,2% për BDI-në, 3,6% për Lëvizjen Besa, 3,4% për Aleancën për Shqiptarët, 2,9% për Levicën, ndërkaq 1,7% për Maksim Dimitrievskin.

Ky është qëndrimi i 1.0003 qytetarëve të anketuar mbi 18-vjeç në hulumtimin e opinionit publik nga 13-24 prill i vitit 2023.Hulumtimi i opinionit publik u realizua nga Tim Institut dhe u financua nga Fondi nacional për demokraci. Margjina e gabimit është +/-3.09%
16,7% e qytetarëve kanë deklaruar se nuk do të dalin fare të votojnë. 8,5% të tjerë nuk kanë dhënë përgjigje, ndërkaq 18,3% kanë thënë se “ende nuk kanë vendosur se për kë do të votojnë”.
Sipas anketës, të anketuarit që kanë thënë se do të votojnë për VMRO-DPMNE-në, e cila është në opozitë, kanë deklaruar se vendi po shkon në drejtim të gabuar, ka problem me krimin dhe korrupsionin, por edhe nuk janë të kënaqur nga ekonomia.
Nga ana tjetër, të anketuarit që janë deklaruar se do të votojnë për partitë pushtetarë LSDM dhe BDI-në, në masë më të madhe besojnë se vendi nuk po shkon në rrugë të gabuar, ndërkaq krimin dhe korrupsionin nuk e shohin si problemin më të madh. Ata janë të kënaqur nga puna e Qeverisë.