Nëse bashkë me zgjedhjet presidenciale do mbaheshin edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, 18.8% do ta votonin BDI-në, 14.2% Aleancën për Shqiptarët, 5% Alternativën, 5% Lëvizjen BESA, 2.8% LSDM-në, 1.8% PDSH-në, 15.8% asnjërën, 32.5% nuk do të votonin, ndërkaq 4.6% janë të pavendosur.

Këto janë disa prej të dhënave nga anketa e Institutit për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisje të Mirë (IHPQM) e cila është realizuar në periudhë 6 mujore nëpërmjet telefonit për zgjedhjet figurat politike ne Maqedoni.

Anketa e fundit është realizuar në periudhë prej 07-10 Shkurt 2019 ne lidhje me zgjedhjet presidenciale

Ndryshe, hulumtimi është zbatuar në 800 të anketuar që është ekzemplarë reprezentativë për Maqedoninë.

Gjatë procesit të anketimit janë plotësuar të gjitha karakteristikat demografike dhe specifikat e popullatës ( siç janë struktura etnike, mosha, arsimi, vendbanimi urban/rural dhe gjinia). Gabimi marjginal (statistikor) për të dhënat është ±4%.