Sondazhi i Qendrës për Kërkime Politike dhe Komunikime tregon se gara për kryetar të Komunës së Zhelinës do të jetë tepër e ngushtë,  mes tre  kandidatëve për kryetarë komune nga  koalicioni Aleanca për Shqiptarët & Alternativa, BDI dhe Besa.

Shumica e të anketuarve u përgjigjën se do të votonin për kandidatin e Lëvizjes  BESA Blerim Sejdiu në zgjedhjet lokale, ose 19.05% e numrit të përgjithshëm të të anketuarve do të votonin për të. Menjëherë pas tij me rreth 1% më pak mbështetje është kandidati Mahir Ziberi nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa me mbështetjen e 18.3% të të anketuarve, i ndjekur nga kandidati nga BDI-së, Fatmir Izairi për të cilin do të votonin 17.25% e numrit të përgjithshëm dhe në vend të fundit rradhitet kandidati i PDSH.së, Medin Nazifi./ fol.mk

 

Shikoni grafikun më poshtë