Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahet më 31 tetor, qytetarët e Dibrës do t’i japin më shumë mbështetje kandidatit të koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativës,Bekim Pocesta.
Sondazhi i kryer nga Qendra për Kërkime Politik dhe Komunikime (CRPC) dha rezultatet e mëposhtme për 195 të anketuar në Komunën e Dibrës.

43.58% e numrit të përgjithshëm të të anketuarve ose 85 votues do të votonin për Bekim Pocestën nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.
Ndërkaq për Hekuran Dukën nga BDI, do të votonin 42.05%e numrit të përgjithshëm të të anketuarve ose në numër prej 82 votuesish.
Marsha e gabimit të sondazhit është nga 2.5 në 3%.