Anketat e fundit siç mund të shihet nga numrat e prezentuar nuk kanë për qëllim hulumtimin e opinionit por janë në shërbim të politikës ditore dhe të porositura me qëllime të caktuara.
Nuk do të ishte serioze nëse ju referohemi numrave sepse ata vetëm janë një ambalazh i paketuar mirë për të arsyetuar porosinë politike.
Anketa e prezentuar në Tv Telma, medium i cili  opinion njihet si pro-Lsdm tregon qartë se kush është porositësi dhe dërguesi i porosisë politike.
Barazimi i numrave mes Vmro dhe Lsdm në bllokun Maqedonas dhe kalimi i Besës ne epërsi kundrejt BDI-së në bllokun shqiptar janë dy porositë politike që dërgohen nga ana e porositësit.
Kjo bëhet me qëllim që ti bëhet presion procesit të bisedimeve për formim të Qeverisë, duke e kërcënuar në mënyrë inderekte Bdi-në, përmes Besës, por gjithashtu sulmi është edhe ndaj Platformës Shqiptare. Nëse i marrim parasysh deklaratat e fundit të Besës mund të vërehet një reterim i tyre në raport me Platformën Shqiptare, por edhe hezitimi i Besës  per ta thirrur tryezen e partive politike Shqiptare, nuk janë asgjë më shumë por vetëm taktizime dhe presion ndaj procesit të bisedimeve.
Anketa në fjalë gjithashtu nxjerr në pah edhe disa elemente tjera, porositësi duke dashur ta kamufloj sa më mir porosinë politike pa dashje ka nxjerr në pah  dy elemente shumë të rëndësishme.

E para: Qytetarët shqiptare (mbi 95%) janë kategorikisht kundër zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe kjo tregon se nëse do të shkohet në zgjedhje të reja Shqiptarët do ti bojkotojnë ato, e në këtë rast vetem Aleanca për Shqiptarët është në një vijë me popullin.

E dyta: Fryerja e përqindjes së PDSH-së dhe Besës tregon qartë se LSDM preferon ti ketë në Qeveri PDSH-në  dhe Besën dhe kjo vetëm për faktin se PDSH është kundër Platformës Shqiptare por dhe reterimi i Besës si nënshkrues i Platformës tregon se nuk e kan shumë të rëndësishme Platformën kur bëhet fjalë për Qeveri me LSDM-në.
Kurse ata që mbështesin dhe e mbrojnë fuqishëm Platformën si Aleanca e Ziadin Selës janë penalizuar. Kjo tregon qartë për shqetsimin që kanë ata.

© fol.mk