Votuesit janë më të gatshëm të votojnë për kandidatët e LSDM-së në zgjedhjet vijuese lokale, tregon barometri politik i Brima Gallup e publikuar sot.

Nga votuesit, 25,2 për qind janë të disponuar të votojnë për kandidatë të LSDM-së, ndërsa 20,6 për qind për kandidatë të VMRO-DPMNE-së.

Përqindja e atyre të cilët janë prononcuar se nuk do të votojnë është gjithsej 33,7.

Në kampin politik shqiptar, vijojnë tendencat për ndryshim. Rejtingu i BDI-së është shkrirë nga 14% në vitin 2013, në 6.1% në vitin 2017. Rritje të madhe ka arritur partia më e re shqiptare, Aleanca për shqiptarët e cila vetëm 3 vite pas themelimit të saj ka arritur rejting prej 5.1%, gjegjësisht vetëm 1% dallim. Lëvizja BESA ka pësuar rënie apo ulje të reputacionit te votuesit shqiptar, ku sipas hulumtimit mendohet që rënia ka të bëjë me ngjarjet e 27 Prillit apo zërat për bashkëpunbim me partinë nacionaliste maqedonase VMRO-DPMNE. Rejtingu i BESËS aktualisht rradhitet partia e tretë shqiptare me 4.0%, por me tendencë uljeje të mëtejshme. E fundit rradhitet partia më e vjetër shqiptare PDSH me vetëm 2.0 për qind, e cila me gjasë pas zgjedhjeve do të jetë e rrezikuar të zhduket nga skena.

Në pyetjen nëse sot mbahen zgjedhjet, për kandidat të cilës parti do të votoni rezultatet janë si vijojnë:

 

Në pyetjen nëse sot mbahen zgjedhjet për cilin kandidat të Shkupit do të kishit votuar, 29,7 për qind e votuesve janë të disponuar të votojnë për LSDM-në, ndërsa 26,5 për qind për kandidatët e VMRO-së. Ja gjitha rezultatet: