Sipas një sondazhi telefonik të Institutit  ‘Dimitri Çupovski’,Institut ky i afërt me OBRM-PDUKM ,  27.6 përqind e të anketuarve do të votonin për OBRM-PDUKM, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kurse 16.1% do të votonin  LSDM,. Sa i përket kampusit politik shqiptarë sipas  preferecave të porositësit të këtij sondazhi për BDI  do të votonin 6.3%,  e qytetarëve, kurse për PDSH-në e Menduh Thaçit do të votonin  2.9%. renditja e partive tjera sipas   këtij sondazhi është me sa vijon:

  • Grom 1,4 %
  • LR-PDSH 1%
  • BESA 0,7%
  • Të Bashkuaer për Maqedoni 0,5%
  • VMRO popullore 0,4%
  • Dinjiteti 0,2 %
  • RDK 0,2 %
  • Lidhja Demokratike 0,1%
  • Asnjërën 22,4%
  • Nuk e di 17,4%
  • Të tjera 2,4%
  • anketa-dimitri-cupovski-780x439

Besim më të madh të politikanëve ka Nikolla Gruevski, të cilët kanë vendosur 30.1 e të anketuarve, 8.9 përqind Zoran Zaev, Ali Ahmeti 5.9 përqind dhe Menduh Thaçi 2.6 përqind. Në asnjë politikan nuk besojnë 27.3 përqind e të anketuarve, dhe “nuk e di”, ishte përgjigjja e 19.6 përqind e të anketuarve.

Se VMRO-DPMNE do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme vlerësojnë 40.5 përqind, dhe se LSDM do të jetë opozitë mendojnë 14,8 përqind e të anketuarve, për BDI-në ka vendosur 7.6 përqind dhe 1.9 përqind për PDSH. Pa përgjigje ishin 27.1 përqind e të anketuarve.

Hulumtimet tregojnë se më shumë se gjysma ose 53.2 përqind e të anketuarve besojnë se OBRM-PDUKM ka program më të mirë ekonomik, ndërsa 23.6 përqind mendojnë se programi ekonomik i LSDM-së është më i mirë.