Në sondazhin e tetë online, të organizuar nëpërmjet aplikacionit të veçant në portalin FOL, në pyetjen se ”Kush mendoni se duhet t`i prijë garës për kryetar të komunës së Strugës” nga opozita shqiptare, rezulton se si figurë më e preferuar në këtë sondazh të jetë  keyetari i degës së  ASH- së në Strugë, Imer Imeri- Meli

Nga votat e deklaruara për Imer Imerin kanë dhënë preferencën e tyre 36,46% e të anketuarëve, ndjekës dhe lexues të rregullt të FOL-it.

Sa u përket kandidatëve tjerë të këtij sondazhi, në vend të dytë rradhitet Arben Labenishti i Alternativës  me 16,02%,, të ndjekur nga këshilltarja komunale e ASH-së në Strugë Rajmonda Mamuti  me 14,36% të votave si dhe deputeti Syrja Rashidi që ka tubuar 11,06% të votave, të ndjekësve të FOL-it..

Po ashtu duhet përmendur edhe atë se një numër i madh i të anketuarve 21,55%, nuk kanë kurfar preferencash për kandidatët e lartpërmendur, ose kanë preferenca për kandidat tjerë.

Përndryshe zgjedhjet e ardhshme lokale- të rregullta, duhet të mbahen në muajin tetor, atëher kur edhe ligjërisht  përfundon mandati kryetarëve aktual të komunave. \fol.mk

Për të parë rezultatet e sondazheve të kaluara kliko KËTU