Një zyrtar nga administrata e Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden thotë se ndihma e sapoautorizuar ushtarake deri në 350 milionë dollarë nga furnizimet e Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së do të përfshijë “sisteme anti-blindash dhe kundërajrore, armë të vogla dhe municione të kalibrave të ndryshëm, trupa të blinduar dhe pajisje të ngjashme”.

“Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët e tyre po qëndrojnë së bashku për të përshpejtuar ndihmën e sigurisë për Ukrainën,” tha zyrtari, shkruan CNN.

“Ne jemi duke përdorur të gjitha mjetet e disponueshme të bashkëpunimit të sigurisë në mbështetje të popullit ukrainas në kohën e tyre të nevojës, ndërsa ata mbrohen kundër agresionit rus”.

Tërheqjet e mëparshme të SHBA-ve për Ukrainën kanë qenë për 60 milionë dhe 250 milionë dollarë, duke e vendosur totalin bashkë me ato të vitit të kaluar në më shumë se një miliard dollarë, sipas një zyrtari të administratës.fol.mk