Anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në seancën e sotme kërkuan llogari nga Prokuroria Publike përkatësisht çdo vendim që do të merret të njoftohet dhe të dihet se ç’farë po ndodh me nismat e tyre. Kërkojnë nga PP të dorëzojë përgjigje te KSHPK-ja nëse dhe si është vepruar dhe jo vetëm se do të veprohet në lidhje me nismat e tyre.

Në atë drejtim, kryetarja e KSHPK-së Biljana Ivanovska informoi se përgatitet memorandum bashkëpunimi me PP-në, në të cilën do të kërkohet të njoftohen sipas nismave të tyre.

Në seancë, në suaza të elaborimit të disa lëndëve, ishin cituar edhe rastet e mira për bashkëpunim me Qeverinë dhe inspektoratin e Arsimit, për disa nisma nga kompetenca e tyre.

Katica Nikollovska, anëtare e KSHPK-së, ka ndarë vendimin e Gjykatës Administrative lidhur me një rast për të cilin Antikorrupsioni ka shqiptuar vërejtje publike për kryetarin e Këshillit të Komunës, sepse si kryetare e Këshillit sipas Ligjit për Avokaturë nuk guxon të kryejë funksion publik. Personi ka inicuar një padi në Gjykatën Administrative, KSHPK-ja e ka marrë kontestin dhe në shpjegimin gjykata ka konfirmuar se KSHPK-ja sipas kompetencave dhe obligimeve të saj që dalin nga Ligji për parandalim të korrupsionit dhe ndeshjes së interesave është institucioni i vetëm që mund ta konfirmojë ekzistimin e ndeshjes së interesave, procedura është zbatuar sipas dispozitave ligjore dhe janë shqiptuar me rregull vërejtjet që janë paraparë me ligj,

“Kjo e zgjidh dilemën nëse këshilltarët edhe pse janë persona të zgjedhur të cilët në mënyrë joprofesionale e kryejnë funksionin publik si këshilltar në Komunë, mund të vazhdojnë apo jo edhe më tutje ta kryejnë veprimtarinë e avokatit, sepse kjo është në kundërshtim para se gjithash me ligjin e tyre”, deklaroi Nikollovska.

Ajo përkujtoi se KSHPK-ja pas zgjedhjeve lokale ka dërguar një njoftim për të gjitha komunat për të gjitha rastet e mundshme të konfliktit të mundshëm të interesit, që mund të ndodhë tek këshilltarët, duke përfshirë edhe këtë moment, duke pasur parasysh praktikën që shumë avokatë janë përzgjedhur si anëtarë të këshillave komunalë.

Goran Tërpenoski, anëtar i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) duke iu referuar rastit, tha se ka konstatime të rënda të keqpërdorimeve në Federatën Automobilistike dhe prandaj ky rast do t’i dorëzohet Agjencisë për Rini dhe Sport dhe revizorëve shtetëror. Nga KSHPK-ja përkujtuan se edhe në Ligjin për Sport është rregulluar ndeshja e interesave.