Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë vendim që të anulojë zgjedhjet në komunën e Hanit të Elezit. Në ketë komunë do të ketë rivotim.

Në këtë komunë ka fituar kandidati i PDK-së, Mehmet Ballazhi.
Siç thuhet në vendim, PZAP-ja e ka pranuar si të bazuar ankesën e kryetarit të kësaj komune, Rufki Suma.

“Procesi i votimit do të përsëritet vetëm për kryetar komune, për shkak të minimit të integritetit të zgjedhjeve si rezultat i presionit dhe organizimit me qëllim të përfitimit të mbështetjeve të votuesve”, thuhet në vendim.

Ndërkaq Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të dërgojë në rinumërim edhe 23 vendvotime në total, të cilat nuk kanë mundur të procesohen si të rregullta, pasi ka pasur probleme të natyrave të ndryshme, kryesisht teknike.