Është anuluar seanca e tretë kundër kandidatit për deputet të LSDM-së, Pavle Bogoevski, njofton Portalb.
Avokati i tij, Sasho Dukovski, për arsye personale nuk ka qenë i pranishëm në seancë, ajo ishte edhe arsyeja për shtyrjen e seancës.
Sot në seancë për herë të parë ka qenë përfaqësuesi i prokuroria e shtetit, ndërkaq për së dyti është paraqitur edhe përfaqësues i Ministrisë së Kulturës, i cili duhet të deklarohet për dëmin e bërë.
Përndryshe, Bogoevski ngarkohet për dëm të fasadës së Ministrisë së Kulturës gjatë kohës së protestave të “Revolucionit Laraman”. Seanca paraprake u anulua me kërkesë të palës mbrojtëse, që të shqyrtohet ekspertiza për dënim. Procesi gjyqësor kundër Bogoevskit do të mbahet më 30 janar të këtij viti. /Portalb