Për shkak gjendjes shëndetësore të Vlladimir Kunovskit, i cili së bashku me Zdravko Saveski janë të akuzuar për demolim të zyrës së kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov, sot përsëri është anuluar seanca gjyqësore për anëtarët e partisë “E majta”.

Seanca e radhës është caktuar për 18 janar vitin e ardhshëm.

Përndryshe, Saveski dhe Kunovski ngarkohen për atë se kanë marrë pjesë më 13 prill në demolimin e zyrës popullore të Ivanovit, gjatë protestave kundër vendimit të presidentit për të aboluar 56 politikanë dhe bashkëpunëtorë të tyre.