Procesi gjyqësor për rastin “mit-marrje”, kundër kreut të opozitës Zoran Zaev dhe kryetar aktual i Strumicës, sërish është anuluar.

Në seancë u paraqit Zoran Zaev, por jo edhe avokatët e tij.

Për seancën e radhës gjykatësja ka caktuar 2 dhe 20 dhjetorin. Kreu i LSDM-së, pas anulimit të seancës gjyqësore nuk u prononcua për mediat.