Apeli konfirmoj dënimet me burg për sulmuesit e Selës

Gjykata e Apelit u’a vërtetoi dënimet me burg të dënuarve për sulmin ndaj Ziadin Selës në Kuvend, transmeton Zhurnal.
Ata pas marjes së aktvendimit, nga gjykatësi për kryerje të sanksioneve duhet të marin akt-udhëzimin që të shkojnë në burg.

Gjykatësja nga Gjykata Themelore Shkupi 1, Sllavica Andreevska, vitin e kaluar të akuzuarit i shpalli fajtorë përshkak se me qëllim kanë tentuar ta vrasin deputetin Ziadin Sela.

Sipas aktvendimit, dënimin më të madh prej 13,6 viteve e mori Nikolla Vojminovski, ndërsa Kire Georgievski dhe Aleksandar Janevski — Toshta morën nga 13 vite burg. Nga dhjetë vite dhe gjashtë muaj dënim me burg morën Andre Micov, Nikollçe Dimitrievski, Oliver Oshavkovski dhe Kosta Dellov.

Nikolla Vojminovski, i cili ndodheshte në paraburgim shtëpiak deri në hyrje në fuqi të aktvendimit, iku dhe tani është i pakapshëm për organet e rendit.
Për tentim vrasjen e Selës së pari u akuzuan 10 njerëz, por Sasho Senkov u lirua nga akuza, ndërsa akuzat për Stojan Pavlevskin dhe Cejo Gjorgjievskin u rikualifikuan në dhunë, dhe pas pranimit të fajit, u dënuan me 3, gjegjësisht 1,2 vite burg.

SHPËRNDAJE