Gjykata e Apelit në Shkup e hodhi poshtë ankesën e Jordan Kamçevit, të dyshuarit në rastin “Perandoria”, si “të pabazë” dhe la në fuqi vendimin e shkallës së parë duke refuzuar kërkesën e të dyshuarit për të zëvendësuar masat e kujdesit me dhënien e garancisë.

Gjykata e Apelit vendosi që ankesa e të dyshuarit J.K. nga S. e dorëzuar përmes avokatit të tij mbrojtës e refuzoi atë si të pabazë, ndërsa konfirmohet vendimi i shkallës së parë, me të cilën është refuzuar propozimi i të dyshuari për të ndryshuar masën e kujdesit me dhënien e garancisë”, thonë nga Gjykata e Apelit.

Apeli informoi se vendimet e tilla do të publikoheshin plotësisht në faqen e internetit të gjykatës brenda afatit të përcaktuar me Ligjin për menaxhimin e lëndëve në Gjykatë.