Ministria e Arsimit dhe e Shkencës informon se prej sot deri më 31 janar, përsëri është e mundshme për të aplikuar për realizimin e së drejtës të racionit të subvencionuar për student për ata që i plotësojnë kushtet në pajtim me Ligjin për racionin e subvencionuar për student, por që nuk kanë arritur të paraqiten dhe/ ose ta realizojnë këtë të drejtë deri tani. Kjo mundësi është e disponueshme çdo muaj dhe atë nga data 20 deri më datën 30, gjegjësisht më datën 31 janar.
Aplikimi për racion të subvencionuar të studentëve është i digjitalizuar, përkatësisht zbatohet ekskluzivisht në mënyrë elektronike përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/ dhe shumë thjesht, duke i bashkangjitur vetëm dy dokumente – fletëparaqitjen dhe deklaratën për saktësinë e të dhënave dhe shënohen të dhënat e llogarisë personale të transaksionit.
“Racioni i subvencionuar i studentëve është zgjidhje sistematike e rregulluar me ligj, me të cilën të rinjve ndjeshëm iu lehtësohet jeta gjatë studimeve, përkatësisht marrin 2400 denarë për 9 muaj të vitit, mjete të dedikuara për blerjen e racioneve të shëndetshme. Të drejtë për këtë mbështetje financiare kanë të gjithë studentët e rregullt të regjistruar në studimet deridiplomike në institucionet e arsimit të lartë shtetëror dhe privat, të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të cilët nuk janë në marrëdhënie pune të rregullt, nuk janë të regjistruar si fermerë individualë dhe nuk kanë të ardhura mujore pas çfarëdo lloj baze më të madhe se paga minimale”, kumtoi MASH-i.
Të drejtën e racionit të subvencionuar për student deri më tani e kanë realizuar mbi 27 mijë studentë të cilëve rregullisht u transferohen mjetet në llogaritë personale të transaksioneve.