Heqja e manikyrit nuk është një proces që kërkon shumë kohë dhe zakonisht bëhet me açeton. Por, përkundër faktit se açetoni ka një aromë të keqe, ai gjithashtu mund të ndikojë negativisht te thonjtë dhe në lëkurën rreth tyre.

Për të shmangur këtë, ne kemi zgjidhjen perfekte për ju dhe gjëja më e mirë është që ajo të gjendet në çdo shtëpi. Bëhet fjalë për pastën e dhëmbëve.

Ja se çfarë duhet të bëni:

Vendosni pak pastë dhëmbësh mbi thonjtë tuaj. Fërkojini lehtësisht të gjithë thonjtë. Më pas gërryejini butësisht me një furçë të vogël. Rezultatet e kësaj metode sigurisht të pazakontë dhe pak të njohur, janë të mahnitshme dhe është e qartë se pasta e dhëmbëve është zgjidhje shumë më e mirë sesa açetoni. Kështu, në mungesë të tij, mund ta hiqni manikyrin nga thonjtë me pastë. Funksionon për mrekull!