Prodhuesi i njohur për harduer, Super Micro Computer, u tha konsumatorëve se pas një hetimi nga një firmë e jashtme, nuk është gjetur asnjë provë që harduerët e saj kanë të integruar ndonjë çipe përgjimi.

SMC u bë i njohur kur Bloomberg publikoi një raport i cili thoshte se Apple dhe Amazon janë përgjuar nga autoritetet kineze të cilët kanë integruar çipe përgjimi tek harduerët e përdorura tek qendrat e të dhënave.

Raporti i Bloombergut ishte një bombë e vërtetë, ndërsa Apple dhe Amazon menjëherë mohuan raportin. Sipas Reuters, hetimi është realizuar nga Nardello & Co.

Ky i fundit testoi dy modele bordesh, një që ishte aktualisht në prodhim dhe një i shitur tek Apple dhe Amazon. Gjithashtu janë ekzaminuar softueri dhe dizajni për të kërkuar qasje dhe sinjale të paautorizuara