Apple do të ulë prodhimin e iPhone me 10% në tre mujorin e parë të 2017-tën citon një raport.

Kjo lëvizje do të prekë iPhone 7 dhe 7 Plus të cilët u prezantuan në Shtator shkruante Nikkei ditën e sotme duke cituar burime të besueshme.

Një vit më parë ishte po Nikkei që paralajmëronte se Apple do të shkurtojë prodhimin e iPhone 6S dhe 6S Plus me 30%.

Ulja e prodhimit do të thotë se shitja e telefonëve nuk ka ecur sipas parashikimeve të kompanisë. Kjo është diçka që Apple nuk dëshiron ta shikoj të përsëritet për tre mujorin e katërt me radhë.

Nikkei tha se Apple gjithashtu ishte ballafaquar me probleme të kërkesës për iPhone 7 Plus kjo përshkak të sasisë së pakët të sensorëve të kamerave.