Vendin e parë e ka zënë kompania prodhuese e naftës dhe gazit në Arabinë Saudite, Aramco, për herë të parë pas gati dy vjetëve.

Vlera e aksioneve të kompanisë Apple ka rënë për më shumë se 5 për qind të mërkurën dhe tani vlera e saj shkon në 2.37 trilionë dollarë.

Aramco, në anën tjetër, është thënë të jetë kompani në vlerë të 2.42 trilionë dollarësh. Vlera e aksioneve në këtë prodhues energjie është rritur këtë vit për shkak të rritjes së çmimeve të naftës dhe gazit natyror.

Rritja e çmimeve ka qenë kërcënimi më i madh për rimëkëmbjen e ekonomisë globale pas heqjes së masave të pandemisë. Bankat qendrore në gjithë botën janë përgjigjur ndaj këtij problemi duke rritur shkallën e interesit, çka ka shkaktuar hezitim për investime më të rrezikshme për shkak të shqetësimeve se kostoja më e lartë e huamarrjes do të ngadalësojë rritjen ekonomike. REL/