Dje Apple lançoi versionet 14.4.1 të iOS dhe iPadOS duke sjellë përditësime të vogla sigurie dhe vjen një muaj pas debutimit të iOS 14.4, shkruan Pcworld.al.

Përditësimet mund të shkarkohen nga të gjitha modelet iPhone dhe iPad që janë aktualisht në iOS 14.

Për të aksesuar përditësimet e reja mjafton të shkoni në Settings > General > Software Update.

Sipas shënimeve lënë nga Apple versioni 14.4.1 i iOS ka disa përditësime sigurie shumë të rekomanduara për të gjithë përdoruesit. Një prej përditësimeve fokusohet në një problem WebKit që mund të lejonte ekzekutimin e kodit të dëmshëm nëpër faqe të ndryshme në ueb.

Përdoruesit tashmë janë në pritje të versionit iOS 14.5.