Apple ka lansuar një libër me 450 faqe i cili po quhet si produkt i ri i saj. Libri tregon historikun 20 vjeçar të kompanisë ndërsa çmimi i tij është “vetëm” 300 dollarë. 

Libri me titull “Designed by Apple in Kalifornia” është i disponueshëm në dy madhësi: 13×16.25 inç dhe 10.20×12.75 inç. 

Libri fillon që me krijimin e iMac në 1998 deri tek lapsi Apple Pencil në 2015-tën dhe u deshën plot 8 vite për krijimin e këtij albumi i cili i dedikohet ekzekutivit legjendar të kompanisë Steve Jobs.