Apple ka lëshuar iOS 12.1.1.
Ky version sjell mbështetjen për eSIM për iPhone XS, iPhone XS Max dhe iPhone XR.

Gjithashtu, tani do të keni mundësinë të shkrepni një Live Photo gjatë një video-telefonate FaceTime.

Për të bërë një gjë të tillë është e nevojshme që edhe personi tjetër të ketë aktivizuar funksionin “FaceTime Live Photos” nga Settings > FaceTime > FaceTime Live Photos.

FaceTime ofron një menu të ri që integron butonat e shpejtë për heshtur telefonatat ose për të ndryshuar impostimet e fotokamerës.

Duke rrëshqitur me gisht sipër menusë do të hapen edhe disa opsione të tjera shtesë.

Janë korrigjuar gjithashtu edhe disa të meta.