Sipas 9to5Mac në vitin 2016 12.9% e të gjithë celularëve në botë ishin iPhone – ky është një numër i madh celularësh.
Apple lëshoi gjeneratën e parë të iPhone më 2007 – duke shënuar kështu 10 vjetorin e iPhone me modelin e ri 8 që do të lansohet këtë vit.

Sipas iDrop News, është pothuajse e qartë se iPhone 8 nuk do të ketë një buton të zakonshëm në fund të tij, transmeton FOL.
Celulari i ri, që me gjasë do të quhet iPhone Edition, thuhet se do të jetë i njëjtë në madhësi me iPhone 7 por me një ekran më të madh.

iDrop News madje ka prodhuar disa fotografi të cilat tregojnë se si do të duket celulari i ri. Siç mund ta shihni edhe nga fotot, pjesa e poshtme e celularit do të zëvendësohet me një ‘hapësirë funksionesh’ ku do të shfaqen butona dhe opsione të ndryshme në mënyrë digjitale, jo fizike.
Kjo nënkupton se iPhone 8 do të jetë komplet ndryshe nga shumica e celularëve në treg, me një ekran të plotë deri në skaje.