Apple është duke prodhuar në mënyrë sekrete ekrane me rezolucion Full HD MicroLED, të cilat janë më të ndritshme, më të holla dhe me efiçencë energjie se sa ekranet e tanishme.
Modelet e reja iPhones në të ardhmen do të jenë të pajisura me ekrane të tilla, sugjeron një kërkim sekret i kompanisë nga Kupertino.

Ekspertët e kompanisë janë duke punuar në ekranet MicroLED, të cilat do të zëvendësojnë ekranet aktuale, sipas burimeve industriale.

Nëse del të jetë e suksesshme, teknologjia mund të adresojë një problem të zakonshëm në ekranet OLED, i cili rrjedh nëse fotografia statike mbetet në ekran për një kohë të gjatë.

Projekti është duke u mbikëqyrur nga Lynn Youngs, i cili është në krye të teknologjisë së ekraneve iPhone dhe Apple Watch, thonë burime të njohura me çështjen.

Kompania synon përdorimin e teknologjisë së re në kompjuterët e saj, ndërsa në telefona duhet të pritet edhe tri vjet.