Apple zbulon datën e prezantimit të iPhone 11

Kompania do ta njoftojë publikun me telefonin e ri “Iphone 11”, por jo vetëm. Kompania më e njohur e paisjeve teknologjike “Apple” tashmë vetëm sa ka filluar të dërgoj ftesa për ngjarjen e saj vjetore që do të zhvillohet në muajin e ardhshëm, konkretisht më 10 shtator.

Kompania do të njoftoj telefonin e ri Iphone 11, në selinë e kompanisë Apple Park, në Kupertino, Kalifornia, raporton “The Verge”.

Edhe pse Apple nuk ka treguar detaje të tjera në ftesat e saj, por thashethemet thonë se kompania nuk do të njoftoj vetëm Iphone 11, por do të ketë edhe befasira të tjera nga kompania. Thuhet se do të paraqiten edhe 3 modele të reja të Iphone XR, XS, dhe XS Max.

Dy prej këtyre telefonave do të shfaqin sistemin e parë të kamerës së trefishtë të krijuar nga Apple , ndërsa Iphone i ri XS gjithashtu mund të ketë një ekran paksa më të madh 6.1 inç.

Një burim tjetër thotë se këta telefona munden të mbështesin mbushjen e dyanëshme pa tel.

SHPËRNDAJE