Rezidenca kryesore e ciftit Donald Trump ku ai jeton aktualisht me bashkeshorten Melani eshte ajo qe ndodhet ne zemer te New Yorkut pikerisht ne Trump Tower.  Dekorimi kryesor i apartamentit eshte bere ne vitet 80 nga legjandari Angelo Donghia. Cifti por kryesisht Melani e ka shfrytezuar shpesh hapesiren e shtepise per foto te cilat me pas kane bere xhiron e botes. Por apartamenti ne fjale shpesh eshte kthyer edhe ne nje studio televizive duke e bere kete nje nga hapesirat me te famashme ne te gjithe globin. Drejtuesit e kompanive te paluajtshme enderrojne te shesin ndonje prone qe ndodhet ne trump tower.

Emrat te cilat ndodhen ne afersi te kulles Trump  jane nder me te njohurit ne te gjithe boten, si Tiffany and Co., Harry Winston, Bergdorf Goodman, apo Louis Vuitton.

Central Park ndodhet pak minuta larg por ai shikohet lehtesisht nga dritaret e shtepise. Dy elementet te cilet bien lehtesisht ne sy, jane floriri dhe mermeri. Muret e Florit 24 karat dhe dekorimet e tij duket se jane te parapelqyerat e Donald Trump pasi ai eshte nje element qe e gjen shpesh ne pronat e tij.

Ngjyrat qe mbizoterojne ne shtepi jane ato te ngrohta, kryesisht bezhe dhe flori. Dekori eshte rococo i shekullit te 18-te. Donald trump ulet kryesisht ne nje karrige te ngjashme ne stil me ato  te Luigjit te XIV-te e cila eshte  dallueshme per linjat e saj te lakuara dhe mbeshtetesen ovale.

Nje statuje qe lidhet me mitoligjine greke, nje pikture e Aurores dhe Apollos, nje nga historite e bukura te dashurise greke qendrojne mbi nje tavoline te kristalte, perendite greke duket se frymezojne miliarderin te cilit vetja i perngjan me nje Apollo bir i Zeusit. Simetria perfekte ne cdo haperire te shtepise eshte ajo qe dallohet edhe nga syri me i pastervitur. Nje picture e te famshmit Renuar ndodhet afer  nje tavoline pune.

Pjese e rendeishme e apartamentit eshte edhe tavolina ku ndodhen ne kornize njerezit me te rendesishem te familjes. Apo me mire te gjitha protretet e dinastise Trump. Nena, Babai, ish grate, femijet, prinderit e Melanise po ashtu duket se jane vendosur qe te qendrojne ne harmoni dhe te vezhgojne luksin ku jeton famija.

Vajtja ne shtepine e bardhe pas zgjedhjes se tij president do te jete sigurisht nje ngjarje qe ende nuk dihet si do te perjetohet nga familja presidenciale pas luksit ku ata jane mesuar te jetojne.

Shiko videon:

https://youtu.be/O6NWR0Z7Kcs