Gjatë qershorit të këti viti Drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muharremi pas disa shkrime të atëhershme të Agjencisë së Lajmeve Zhurnal për dyshime për keqpërdorime të Ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, pati paralajmëruar se Policia Financiare do të fillon hetime në këtë institucion që drejton Ministri në fjalë, shkruan Zhurnal.mk.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal gati përplotë një javë tenton ta kontakton drejtorin e policisë financiare, Arafat Muharremi për të pyetur se a ka inicuar hetim në Ministrinë e Ekonomisë dhe cilat janë konkluzat e hetimit në fjalë. Por thirrjeve tona nuk u përgjigjet Muharremi, për shkaqe ende të panjohura për redaksinë tonë.

Puna “heshtja” e Muaremit na doli siç thotë një fjalë popullore,”S’tunden malet me përralla!”. Para se ti thosh fjalët e mëdha në media, mate vetën, a mund t’i dalish ballë, e mos bëjë “zhurmë koti”.

Ndryshe, drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi, në një intervistë për Alsat para 4 muajve, ta se hetimi do të zgjerohet në Ministrinë e Ekonomisë dhe Doganat.

“Kemi të bëjmë me dy institucione, sipas provave kemi arritur ti sigurojmë ditëve të kaluara. Është Ministria e Ekonomisë dhe Doganat… Sipas prokurorisë apo prokurorit kompetent i angazhuar në këtë hetim tregon se vërtetimet apo lejet që janë dhënë për import duhet të analizohen nëse janë konform ligjit apo jo. Në qoftë se kemi shkelje apo keqpërdorim të ligjit për dhënien e lejes së importit të duhanit”, pati theksuar mes tjerash, Muharremi.

Agjencia Zhurnal edhe më tej do të kërkon nga Drejtori Arafat Muharremi që të jep detaje për paralajmërimin e tij kohë më parë, me shpresë se do të përgjigjet lidhur me këtë çështje që është edhe në interes të opinionit publik, shkruan Zhurnal.mk.

Mos të harrojmë, luftimi i korrupcionit është një ndër kushtet bazë nga Bashkimi Europian, me qëllim që vendi të anëtarësohet në Aleancën Euroatlantike. Nëse nuk e bënë këtë policia financiare, korrupcioni në vend nuk do të ketë të ndalur, dhe atëherë normalisht faji nuk mund t’i lihet as Francës e as ndonjë shteti tjetër nëse na refuzon për datë./Zhurnal.mk/