Anëtari i kryesisë qendrore të Lëvizjes BESA, Arafat Shabani, i ftuar në emisionin Argument në MTV2, ka folur rreth proceseve politike në vend dhe në veçanti për zgjedhjet Presidenciale, të cilat u shpallën ditë më parë, e që do të mbahen më 21 prill.

Shabani në mes tjerash theksoi se Lëvizja Besa po i shqyrton të gjitha mundësitë për zgjedhjet presidencial, mund të dilet me kandidatin tonë por edhe të përbashkët me opozitën. Ai më tej shtoj se Besa është e gatshme për zgjedhje qofshin ato edhe të parakoshme parlamentare.

Gjithashtu tha se çështja e kandidatit konsesual në mes BDI-së dhe LSDM-së është pak e pa kuptueshme dhe se partnerët qeveritar të tregojnë në realitet se për çfarë bëhet fjalë që ta kenë më të qartë opinionin publik.