Për moderatoren Arbana Osmani sot është një ditë mjaft e veçantë.
Ajo ka festuar me njerëzit e saj më të afërt 34-vjetorin e lindjes. Në rrjete sociale ajo ka publikuar një foto ku në krahë mban vogëlushin e saj Jon, ndërkohë që sapo ka fryrë qirinjtë e tortës së 34-vjetorit. “Ditëlindja më e bukur e jetës time”,-e ka përkufizuar Osmani këtë ditë, e cila për të ka sjellë vetëm lumturi.