Deputeti shqiptarë i LSDM-së Muhamed Zekiri ka mbështetur liderin e tij Zoran Zaev për mos pranimin e gjuhës shqipe në kartëmonedha dhe në uniformat policore.

Pas kësaj mbështetje që deputeti shqiptarë i ka dhënë Zoran Zaevit ka reaguar Arbana Xharra njëra ndër gazetarët e njohura kosovare e cila thotë se Zekiri pasi i mori votat e shqiptarëve tani deklarohet haptazi kundër gjuhës shqipe.

“Muhamed Zekiri i cili i siguroi 70 mije vota te shqiptareve ne Maqedoni per Zaevin, deklarohet haptazi kunder gjuhes shqipe ne monedha dhe uniforma!” ka shkruar Xharra

Ndryshe lideri i LSDM-së i cili u vetshpall kryeministër i Maqedonisë dje u shpreh kundër dygjuhësisë në bankënotat e Maqedonisë si dhe në uniformat policiore.