Ka reguar sot Guximtar Labënishti përndryshe kushëriri i parë, i bartësit të listës për njësinë zgjedhore nr 5 ne Lëvizjes BESA z. Arben Labënishti. Ai ka ironizuar më Lëvizjën BESA duke e paraqitur si “shpëtimtarja” e shumë pritur e popullit shqiptarë duke e pyetur ate publikisht se ku ka qenë deri tani? Sigurisht autori ka dash ta ndërlidhe me faktin se kjo lëvizje së bashku me liderin e saj dhe Arben Labënishtën kanë qenë më parë të rreshtuar në BDI, dhe janë po aq fajtor për statusin juridik të shqiptarëve sa janë krerët e BDI .
Guximtar Labënishti, shpreh dyshimet e tija për mënyrën e konfikurimit politik të Lëvizjes BESA si dhe kecpërdorimin total të fesë dhe të Zotit, një fenomën I pa ndodhur ndonjëherë më parë. Ai më tej shkruan: BESA me “din e iman”, gjysma turk e gjysma arabë gjysma të tjerë. Ai poashtu ka reaguar edhe për tentimin e levizjes BESA për ta “monopolizuar” Zotin dhe për ta përdorur politikisht.
Shqetësimi i tij më pas vazhdon edhe rreth mjeteve të dyshimta financiare të Lëvizjes BESA. Ai me të drejtë pyet për forcën kolosale finansiare të kësaj Lëvizjeje ende pa lindur politikisht, ajo ka burime anonime mjetesh material.
Më tej ai nënvizon edhe strukturimin e Lëvizjes BESA sic thot ai me ca “kameleone” sigurisht këtu ka aluduar edhe për kushëririn e tij Arben Labenishta që I ndroj ngjyrat e tij partiake pa kërkuar falje për të bëmat e kqija ndaj shqiptarëve nga BDI edhe atëherë kur kandidati i veshur tani me petkun e BESEËS mundohet ta kritikojë politikisht.