Nga: Arben Sefa

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare i sollën këto numra që i kemi sot në parlamentin e IRJM. Veredikti i popullit vendosi që Aleanca për Shqiptarët të përfaqësohet me 3 deputet dhe “fitues” në kampin politik Shqiptar të jetë Bdi.

Votat e Aleancës për Shqiptarët të udhëhequr nga Ziadin Sela ishin votat vendimtare për të çuar në opozitë regjimin e Nikolla Gruevskit. Çdo variant tjetër që të çoj në opozitë të dyja partitë e atëhershme qeveritare Vmro-Dpmne dhe Bdi ishte i pamundur. Dhe në pamundësi Ziadini vendosi që të keqen më të madhe ta rrëzoj prej pushteti (VMRO-DPMNE). Po a mjafton vetëm kaq? Sigurisht që JO. Njëra pjesë e regjimit ra në zgjedhjet që lam pas , tash mbetet pjesa tjetër të luftohet politikisht që përfundimisht për shqiptarët të filloj një jetë NDRYSHE. Për të gjithë ato që mendojnë se Ziadin Sela koperon dhe është në bashkëqeverisje prej qefi dhe për interesa personale me Bdi-n gabohen. Sot beteja politike është në mes Aleancës për Shqiptarët dhe Bashkimit Demokratik për Integrim . Lufta e vërtet politike është:

Sela -Merko në Strugë Taravari-Bejta në Gostivar Adnan Neziri – Teuta Arifi në Tetovë. Në qoftë se këto do të koperonin politikisht së bashku a do të ishte i nevojshëm ky luks politik?

Sigurisht që Jo. Nga ana tjetër nëqoftë se marrveshje politike e quani Kërçovën atëher më vjen keq që ju mashtrojnë qendra të caktuara qëllim keqa. Në Kërçovë Aleanca për Shqiptarët mbështet kandidatin e vetëm Shqiptar qoftë ky edhe Fatmir Dehari. Kërçova është mbi politikat ditore. Uskana u fitua një herë për të mos u humbur asnjëher, u fitua që çdo herë të udhëhiqet nga një kuadër Shqiptar qoftë sot prej Fatmirit e nesër prej dikujt tjetri ( Shqiptari ). Ziadini , Remziu, Arta, Arbeni, dhe të tjerët një pjesë të regjimit e dërguan në opozitë por ndoshta edhe nëpër burgjet e Maqedonisë.

Na mbetet neve popullit që për pjesën tjetër të vendosim në zgjedhjet e 15 tetorit. Do të vendosim që të dërgojmë në opozitë këto të tjerët që ishin në bashkëqeverisje 10 vjeçare me Vmro-Dpmne? Apo do të tolerojmë që qendra të caktuara që punojnë në dëm të Shqiptarve të shpifin për Ziadinin dhe Aleancën për Shqiptarët!

Ziadinin tentuan ta likvidojnë fizikisht, është koha që tja japim verediktin tonë për të fituar dhe për të na mbrojtur politikisht.