LR-PDSH-ja apelon tek të gjithë qytetarët që të ruajnë unitetin që deri tani na ka karakterizuar në këto ditë të vështira për këtë shtet.
Janë ditët e fundit të këtij sistemi diskriminues, i cili është strumbullar i situatave dramatike të cilat kulminuan me Sulmin Terrorist të 27 prillit.
Vitet e tëra të vuajtjeve rrezikuan të na shkaktonin dalje nga qëndrimi civil e europian që trashëgojmë, por nuk ia dolën dot!
Ne fituam, civilizimi fitoi, bashkimi fitoi, fëmijët tanë fituan.
Le të qëndrojmë të gjithë bashkë për të nisur punën e ndërtimit të një shteti të denjë, me insitucione të shëndetshme, e një shteti që e duam dhe kujdesemi për të.
Kjo është pranverë e re, ta shijojmë të gjithë të bashkuar, pa ndarje të kota, të cilat janë pjesë e të kaluarës!
Ne duhet të jemi bashkë për fëmijët tanë!
Ata nuk meritojnë të rriten në një vend me mëri, inate, varfëri, diskriminim dhe krim!
Është detyrë ndaj tyre të na shohin të bashkuar!