Puna për edicionin e 18-të të Këngës Magjike ka nisur prej kohësh. Aktualisht, këngëtarët pjesëmarrës janë në fazën e parë të prezantimit të këngëve të tyre në programin “E diela shqiptare”. Edhe pak javë deri në prezantimin e këngëve të fundit, janë publikuar edhe datat e netëve finale.

Në postimin e fundit në Instagramin e tij, Ardit Gjebrea ka zbuluar datat e netëve live në Pallatin e Kongreseve. 7, 8 dhe 10 dhjetor janë mbrëmjet, të cilat do të ngjitin në skenë 20 konkurrentë finalistë. Përkatësisht:

16e8afb73497a690a28963d7d6ace88b

7 dhjetor – nata 1 gjysmëfinale

8 dhjetor – nata 2 gjysmëfinale

10 dhjetor – nata finale

Sipas formulës së re të Këngës Magjike, artistët pjesëmarrës në netët gjysmëfinale dhe finale do të klasifikohen si më poshtë:

14e6ca2da51778d9a670d35094187807

 

Kategoria “Të Kualifikuarit”

Produksioni i Festivalit Kënga Magjike do të zgjedhë këngët e kategorisë “Të Kualifikuarit”, të cilat do të kalojnë në netët gjysmëfinale. Shpallja e tyre do të bëhet në datën 4 dhjetor në programin “E Diela Shqiptare”. Këngëtarët e kësaj kategorie votojnë këngët që do të shkojnë në natën finale.

Produksioni i Festivalit Kënga Magjike ka të drejtën të zgjedhë një nga këngët e edicionit 2016 për ta kaluar në natën finale duke e futur emrin në një zarf në përfundim të natës 2. Pas kësaj, fillojnë votimet, në mëngjesin e ditës së premte – 9 dhjetor.

Në natën finale do të interperetohen 20 këngë, të votuara nga vetë artistët, sipas rregullores.

Nëse artistët votues do të kalojnë në natën finale edhe emrin e artistit të zgjedhur nga produksioni, si edhe artistin e zgjedhur nga Juria e Kategorisë “Neë Artist”, atëherë respektohen 20 këngët finaliste të votuara nga artistët. Në rast të kundërt, do të jenë 18 ose 19 të votuara prej tyre, në varësi se cilin nga 2 artistët nuk kanë votuar për në naten finale.