Gjatë seancës konstituive të Kuvendit Komunal, në prani të 22 këshilltarëve, Ardita Sinani u zgjodh kryetare e Komunës së Preshevës.

Ajo deri më këtë datë ushtroi detyrën e kryetares së Kuvendit Komunal, por pas ndryshimit të koalicionit qeverisës dhe pas dorëheqjes si kryetare e Kuvendit, u propozua për Kryetare të Komunës. 22 këshilltarët e pranishëm votuan pro Ardita Sinani-t.

Vlen të theksohet se përpos si femër e parë si kryetare e Kuvendit, Ardita është femra e parë e cila ushtron pozicionin e kryetares në Luginë të Preshevës. Ajo është profesore e ekonomisë.