Shqipëria për fatin e saj të keq nuk do të ketë mundësi që të zbresë në fushën e blertë të “Arenës Kombëtare” në ndeshjet e qershorit në kuadër të kualifikueseve për “Euro 2020”.

Me shumë gjasë debutimi i kuqezinjve në stadiumin e ri pritet të bëhet në shtator, pasi në terren puna vijon me intensitet të lartë.

Nga këto foto të shkrepura nga ajri prej Alket Islamit shihet qartë sesi kulla e impiantit modern është veshur me pllakat kuqezi, ndërkohë që vijon edhe veshja e dy pjesëve ballore të stadiumit.