Këtë herë shqiptarët në Maqedoni kanë mundësi  të shumta për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre. Nuk pajtohem me atë që 50000 vota të shqiptarëve digjen nese nuk votohet BDI-ja.

A nuk ju duket pak sa paradoksale?!

Pretendojmë që jetojmë në demokraci dhe demokracia nuk ka kufizime të kësaj natyre. Kësaj here sikur asnjëherë më parë, duhet të jemi më syhapur dhe vërtet duhet të kemi kujdes se kujt i’a japim votën. Mendoj dhe jam i bindur që duhet tu jepet mundësia për qeverisje një klase te re politike, kemi ALEANCËN për SHQIPTARËT, kemi BESËN, bashkë me to edhe disa parti tjera.

Koha është për ndryshim. Nëse edhe kësaj rradhe gabojmë, pas 11 dhjetorit nuk kemi fytyrë të dalim dhe të ankohemi për keqeverisje, sepse fajin duhet ta kërkojm tek vetja.