Ariana Grande është zotuar se do të kthehet në Mançester për të mbajtur një koncert bamirës për viktimat dhe familjarët a tyre që pësuan nga sulmet terroriste të të hënës.

Nga shpërthimi në Manchester Arena humbën jetën 22 njerëz, në mesin e tyre shumë fëmijë.

“Nuk ka asgjë që mund të bëj unë apo dikush tjetër që t’jua largojë dhimbjen që po ndjeni apo që ta përmirësojë gjendjen tuaj”.

“Megjithatë, po e zgjas dorën dhe zemrën time dhe gjithçka që mund të jap për ju që të ndihmoj në çfarëdo mënyre”.

“Do të kthehem në qytetin e guximshëm të Mançesterit të kaloj kohë me fansat e mi dhe të mbaj një koncert bamirës për t’i nderuar viktimat dhe për të grumbulluar fonde për familjet e tyre”, ka shkruar këngëtarja në Twitter.